Zelensky nga Haga: Të gjithë duam ta shohim Putinin një ditë këtu
“Të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu në Hagë”, thotë Zelenskyy
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbajti këtë të enjte një konferencë shtypi nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, në Holandë.
Në fjalën e tij Zelenskyy theksoi se shpreson që Vladimir Putin të sillet para drejtësisë.
“Ne të gjithë duam të shohim Vladimirin ndryshe këtu në Hagë,” tha Zelensky- duke iu referuar urdhër arrestit për Putinin të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e qytetit.
Zoti Putin “meriton të dënohet” dhe të sillet në Hagë, shtoi Zelensky.
Presidenti ukrainas tha se ka besim se kjo do të ndodhë kur Ukraina të fitojë luftën kundër Rusisë.
“6,139 krime lufte janë kryer nga Rusia vetëm në muajin prill, duke rezultuar në 207 të vdekur civilë.
Njëmbëdhjetë prej tyre ishin fëmijë”, tha ai.
Zelenskyy këmbënguli gjithashtu se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar krimin e agresionit të Rusisë.
Ai bëri thirrje për një gjykatë “të plotë” dhe përjashtoi çdo mundësi për kompromis.
LEXO GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge