Zelensky: Nuk shoh asnjë plan konkret të SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

14 Shkurt 2025 | 12:17

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, tha se bisedimet me Trump deri më tani nuk janë të mjaftueshme për të krijuar një plan për paqen.

Volodymyr Zelensky thotë se diskutimet e mëparshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, deri më tani nuk janë “definitivisht të mjaftueshme për të krijuar një plan” për paqen.

Ai, megjithatë, shton se sinjalet që vijnë nga Amerika janë “të forta”, megjithëse “të ndryshme”, duke shtuar se duhet të ketë bisedime të mëtejshme me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance. Dyshja pritet të takohen sot.

Pak minuta pasi mbërriti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky menjëherë trajtoi pyetjet mbi të ardhmen e vendit të tij, duke thënë se Ukraina dëshiron të jetë në NATO dhe se nuk do t’i njohë territoret e pushtuara si ruse.

“Ne kurrë nuk do t’i njohim territoret e pushtuara si ruse”, tha Zelensky në një deklaratë për shtyp në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Ne duam të jemi në NATO, po. Ne i besojmë garancive të sigurisë së NATO-s. Unë mendoj se ky është opsioni më i lirë për të gjithë”, u shpreh Zelensky, duke shtuar se Evropa do të duhet të bashkohet rreth Ukrainës për të mbrojtur veten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026