Zelensky: Ofensiva e Rusisë në Harkiv ka dështuar

9 Qershor 2024 | 15:23

Ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi.

Pasi ka folur me komandantë ushtarakë, ai ka thënë se forcat ukrainase janë duke frenuar përparimet ruse në atë zonë dhe janë duke shkatërruar njësitet ruse që kanë hyrë dhe e kanë terrorizuar rajonin e Harkivit.

Zelensky ka thënë se kjo gjë përbën “rezultat shumë të rëndësishëm”.

Më herët, gjatë 10 majit, forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Harkivit, përgjatë kufirit ruso-ukrainas, hap që analistët e kanë përshkruar si tentim për të krijuar “zonë neutrale”, përmes së cilës mbrohet territori i Rusisë.

Për luftime të ashpra është raportuar rreth qytezës Vovçansk, të cilën ushtria ukrainase ka thënë se ka nën kontroll.

Më 17 maj, komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, ka thënë se Rusia e ka zgjeruar ofensivën në një vijë prej 70 kilometrash, në përpjekje për të detyruar Ukrainën që t’i angazhojë edhe rezervistët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026