Zelensky për takimin me Putin: Një nga opsionet është Turqia

26 Gusht 2025 | 19:54

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se disa vende, përfshirë Turqinë, shtetet e Gjirit dhe disa vende evropiane, mund të shërbejnë si lokacione për zhvillimin e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin.

“Gjatë kësaj jave do të kemi kontakte me Turqinë, vendet e Gjirit dhe disa shtete evropiane që mund të pranojnë të organizojnë bisedime me Rusinë. Ne, nga ana jonë, do të jemi plotësisht të përgatitur për të çuar përpara përpjekjet për t’i dhënë fund luftës”, është shprehur Zelensky në një fjalim të publikuar në formë video mbrëmjen e kësaj të marteé

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shefi i kabinetit presidencial ukrainas, Andriy Yermak, ndodhet në Katar, së bashku me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për takime me ministrin e Mbrojtjes së Katarit.

Pavarësisht gatishmërisë së Zelensky-t për dialog të drejtpërdrejtë me Putinin, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka një plan konkret për një takim mes dy liderëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026