Zelensky sfidon Rusinë, shkon e jep mesazhin e fortë nga Ishulli i Gjarpërinjëve

8 Korrik 2023 | 17:39

Presidenti i Ukrianës Volodymyr Zelensky, ka postuar një video nga ishulli i gjarpërinjëve, një territor ukrainas që u bë simbol i rezistencës, teksa lufta hyn në ditën e saj të 500-të.

Në fillim të luftës, ushtarët ukrainas që mbronin ishullin e gjarpërinjve kundërshtuan urdhrin e një luftanijeje ruse për t’u dorëzuar.

Ishulli i Detit të Zi u pushtua nga Rusia, por më vonë u rimor nga Ukraina.

Në një video të postuar në Telegram, presidenti ukrainas e quajti atë një “vend fitoreje” që nuk do të ripushtohet kurrë.

Zelensky e përshkroi ishullin si një provë se Ukraina do të kthente çdo centimetër të territorit të saj të marrë nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

“Dua të falënderoj nga këtu, nga ky vend i fitores, secilin prej ushtarëve tanë për këto 500 ditë”, tha Zelensky në video, në të cilën ai u shfaq duke mbërritur në ishull me varkë dhe duke lënë lule në një memorial.

Presidenti ukrainas më vonë njoftoi kthimin në shtëpi të pesë ish-të burgosurve të luftës të kapur nga rusët gjatë rrethimit të vitit të kaluar të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026