Zelensky takon Biden, presidenti amerikan i premton më shumë armatime anti-ajrore

22 Shtator 2023 | 13:36

I ftuar në Shtëpinë e Bardhë, Volodymyr Zelensky mori nga Joe Biden premtimin për më shumë armatime anti-ajrore, përveç tankeve “Abrams” që Ukraina do të marrë së shpejti.

Zelensky mësoi gjithashtu nga Biden frikën se republikanët mund të vënë në rrezik ndihmën e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë vendit që nga nisja e pushtimit rus. Më tej, në këtë takim, presidenti Biden vlerësoi kurajën e popullit Ukrainas.

“Zoti president, populli guximtar i Ukrainës, dhe kjo nuk është një hiperbolë, ka treguar një kurajë të jashtëzakonshme. Ju keni frymëzuar botën me vendosmërinë tuaj për të mbrojtur të gjitha parimet e një vendi. Së bashku me partnerët dhe aleatët, Amerika është e vendosur të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që bota të jetë në anën tuaj. Ky është objektivi ynë kryesor”, tha Biden.

“Faleminderit për ftesën. Dialogu ynë i rregullt ka treguar se vendet tona janë aleate të vërteta edhe në nivel strategjik. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen jetike që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës për të luftuar terrorin rus, një terror i vërtetë”, u shpreh Zelensky.

Por pavarësisht premtimeve, Zelensky po largohet nga Uashingtoni pa raketat me rreze të gjatë veprimi që kishte kërkuar. Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës 100 miliardë dollarë ndihma, 43 miliardë prej të cilave në armë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026