Zelensky: Ukraina mori më shumë sisteme mbrojtëse Patriot, të prodhuara në SHBA
Ukraina ka marrë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë për ta ndihmuar Ukrainën të përballet me breshërit e përditshme të Rusisë, tha Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa dronët rusë sulmun vendin gjatë orëve të fundit.
Sistemet e sofistikuara Patriot janë arma më efektive kundër raketave ruse. Zelensky u ka kërkuar partnerëve perëndimorë që të ofrojnë më shumë prej tyre, por kufizimet e prodhimit dhe nevoja për të ruajtur rezervat e kanë ngadalësuar shpërndarjen e tyre.
“Më shumë sisteme Patriot janë tani në Ukrainë dhe po vihen në funksion. Sigurisht, nevojiten më shumë sisteme për të mbrojtur vendet kyçe të infrastrukturës dhe qytetet tona në të gjithë territorin e shtetit tonë”, tha Zelensky në mediat sociale të dielën.
Ndërkohë, ai falenderoi Gjermaninë dhe Kancelarin e saj, Friedrich Merz, për Patriotët. Gjermania tha tre muaj më parë se do t’i dërgonte Ukrainës dy sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot. Ajo ra dakord për këtë veprim pasi mori garanci se SHBA-të do t’i japin përparësi dërgimit të Patriotëve të rinj në Gjermani për të mbushur boshllëqet e saj.
Sakaq, sistemet Patriot prodhohen vetëm në SHBA.
Sipas raportimeve, NATO po koordinon dërgesat e rregullta të pakove të mëdha me armë për Ukrainën. Aleatët evropianë dhe Kanadaja po blejnë shumicën e pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë rezerva më të mëdha të materialeve ushtarake të gatshme, si dhe armë më efektive.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 12 raketa të llojeve të ndryshme dhe 138 dronë sulmues dhe mashtrues drejt Ukrainës gjatë natës nga e diela në të hënë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë