Zelensky: Ukraina nuk ka presione për negociata me Rusinë
Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.
Kjo deklaratë erdhi disa ditë pasi media amerikane ‘The Washington Post’ raportoi se SHBA-ja po e inkurajonte Kievin të sinjalizonte gatishmërinë për bisedime me Rusinë.
Ajo gjithashtu përkoi me zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara që mund ta testojnë mbështetjen perëndimore për Ukrainën.
Në adresimin e tij para se të mbante fjalim para liderëve botërorë në një samit për klimën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ,i ritheksoi “kushtet plotësisht të kuptueshme” të Ukrainës për bisedime për paqe me Rusinë.
“Po e them sërish, restaurimi i integritetit territorial, respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, kompensimi i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga lufta, dënimi i secilit kriminel të luftës dhe garancitë se kjo nuk do të ndodhë sërish. Ukraina kishte propozuar disa herë bisedime të tilla, por ne gjithmonë kemi marrë përgjigje të çmendura nga Rusia përmes sulmeve të reja terroriste, granatimeve apo shantazheve”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa