Zelenskyy dhe Macron diskutojnë për vendosjen e trupave franceze në Ukrainë

14 Janar 2025 | 14:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, lidhur me mundësinë e vendosjes së trupave perëndimore në Ukrainë si pjesë e masave për të garantuar zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.

Zelenskyy tha se ndër garancitë e sigurisë të nevojshme për zbatimin e paqes është diskutuar edhe propozimi francez për dërgimin e kontingjenteve ushtarake në Ukrainë. “Kemi shqyrtuar hapat praktik për zbatimin e kësaj iniciative, zgjerimin e saj të mundshëm dhe përfshirjen e vendeve të tjera në këtë proces,” u shpreh ai.

Sipas SkyNeës, një nga opsionet e shqyrtuara përfshin dislokimin e ushtarëve perëndimorë përgjatë një linje të mundshme armëpushimi. Megjithatë, kjo qasje është cilësuar si e rrezikshme, duke pasur parasysh qëndrimin e ashpër të Rusisë kundër pranisë së trupave të NATO-s ose vendeve anëtare afër kufijve të saj.

Diskutimet vijnë në një kohë kur janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për të siguruar një zgjidhje paqësore të konfliktit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026