Zelenskyy sulmon Putin: Edhe kafshët kanë më shumë moral se shteti rus

12 Qershor 2023 | 10:34

Tre persona u vranë dhe dhjetë persona u plagosën në një sulm në rajonin juglindor të Ukrainës, i cili është shkatërruar nga përmbytjet katastrofike, pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë. Zona është shkatërruar nga përmbytjet katastrofike përgjatë lumit Dnipro, pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës. Oleksandr Prokudin, guvernatori i emëruar nga Ukraina i rajonit Kherson, tha në televizionin ukrainas se forcat ruse “qëllimisht po përpiqeshin të pengonin përpjekjet e shpëtimit”.

“Sot, terroristët hapën zjarr mbi tre varka që u përdorën për të shpëtuar 21 persona nga bregu lindor i përmbytur”, tha Prokudin.

“Pothuajse të gjithë ishin të moshuar dhe njerëz me lëvizshmëri të kufizuar. Ushtarët rusë qëlluan mbi këta njerëz nga pas”.

Mes viktimave ishin edhe dy oficerë të rendit. Grupi po evakuohej nga pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson në pjesët e kontrolluara nga Ukraina.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi incidentin, dhe përsëriti akuzat se Rusia ishte përgjegjëse për thyerjen e digës.

Forcat ruse, tha ai, tani po bombardonin banorët që kërkonin evakuim nga zonat e zhytura.

“Ata i kanë hedhur njerëzit qëllimisht në qytete dhe fshatra të përmbytura, dhe më pas varkat me granatime u përpoqën t’i evakuonin”, tha Zelenskyy.

“Edhe kafshët kanë më shumë moral se shteti rus”- shtoi ai.

Granatimet vijnë pasi forcat e Ukrainës thanë se kishin rimarë tre fshatra nga trupat ruse në juglindje të vendit, raporton “Sky News”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026