Zëvendëskryeministrit kroat i publikojnë videon kur qëllon me armë nga një makinë

18 Janar 2025 | 09:01

Josip Dabro, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, është filmuar duke qëlluar disa herë me pistoletë nga një dritare e hapur e makinës.

Večernji list ka në posedim një video ku Dabro shfaqet i veshur me xhinse të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër.

Nuk dihet me saktësi kur dhe ku është realizuar ky regjistrim por Dabro është në një moment privat dhe duket sikur kjo video është publikuar për të prishur reputacionin e tij.

“Vetëm për vëllain tim Mario,” thotë Dabro, ndërsa mban armën në dorë dhe më pas qëllon disa herë nga dritarja. Gjatë të shtënave, një person tjetër drejtonte makinën. Pas ndalimit të të shtënave, Dabro fillon të këndojë me këngën që po luante në makinë, “Karafili po bëhet gati për udhëtim”. Pak pas kësaj, video tregon një makinë që kalon pranë shtëpisë dhe më pas Dabro vendos armën në kabinën e makinës duke thënë: “Të fala, vëlla Mario, natën e mirë”.

Duke marrë parasysh veshjet e tij të shkurtra, video ka të ngjarë të jetë realizuar në pranverë ose verë. Nëse të shtënat janë filmuar vitin e kaluar, atëherë Dabro ishte tashmë ministër ose në fazën e negociatave për formimin e Qeverisë. Dabro është i njohur në ishull për aktivitetet e tij me armë, por ai ka deklaruar se përdor plumba manovrimi kur qëllon.

Pasi video u publikua, ka mundësi që policia të nisë një hetim ndaj Dabrës. Autoritetet duhet të përcaktojnë nëse të shtënat do të trajtohen si një kundërvajtje apo një vepër penale. Večernji list ka tentuar të kontaktojë ministrin Dabro, por ai ende nuk ka dhënë një përgjigje. Po ashtu, janë kërkuar reagime edhe nga Qeveria dhe Lëvizja Atdheu, të cilat do të publikohen sapo të arrijnë.

Sipas mediave nga burime të pakonfirmuara qeveria kroate thotë se regjistrimi i publikuar, është bërë para mandatit të ministrit por megjithatë konsiderohet si i papërshtatshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026