I publikuan video kur qëllon me armë, zëvendëskryeministri kroat jep dorëheqjen

18 Janar 2025 | 10:05

Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit Josip Dabro dha dorëheqjen, të cilën e njoftoi përmes rrjeteve sociale pasi Jutarnji list publikoi një video të tij duke qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje nga dritarja.

“Dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit për arsye morale. Gjatë mandatit tim, jam udhëhequr nga një vizion dhe vendosmëri e qartë për të bërë ndryshime shumë të nevojshme në Departamentin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, duke luftuar kundër parregullsive dhe duke vendosur marrëdhënie transparente dhe të drejta në departamentin tim. Mirëpo, në atë proces jam përballur me presione dhe kërcënime të konsiderueshme dhe aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë”, ka shkruar Dabro në profilin e tij në rrjetin Meta, raporton FENA.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026