Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

6 Prill 2026 | 08:24

Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 22 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri në vend.

Për këtë çështje,  sot krerët e partive politike do të rinisin serinë e takimeve.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet të takohet sot rreth orës 11:00 me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas KosovaPress, takimi do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka konfirmuar që Kurti dhe Abdixhiku do të takohen të hënën.

Mes krizës institucionale e cila po vijon, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë të shtunën ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026