Zgjedhja e presidentit në Kosovë, analistja Emini komenton vendimin e LDK-së
Analistja Donika Emini komentoi në Euronews Albania prononcimin e LDK-së për zgjedhjen e presidentit në Kosovë.
Sipas saj, vendimi i Lumir Abdixhikut tregoi një pjekuri dhe kulturë politike.
“Është problematike bindja e tre deputetëve që kanë pozicion të paqartë ose refuzues në raport me zonjën Osmani”, u shpreh analistja.
Ajo shtoi më tej se Lumir Abdixhiku “mbështeti një stabilitet të brendshëm politik në Kosovë dhe se nuk e bëri Vetëvendosja sa ishte në opozitë”.
Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi të marrë pjesë në Parlament në seancën që do të zgjidhet Presidenti i Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.
Ky i fundit theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së, i votuar me shumicë absolute, duke shtuar se ai pret që 15 deputetët e partisë të tij, të respektojnë këtë vendim.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet vendimi i kryesisë, LDK pranon Vjosa Osmanin për presidente
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania