Zgjedhje në Kosovë? Sylë Ukshini: Nuk do duhej, Kurti duhet të çojë para dialogun
Ish-ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini tha në një intervistë për Euronews Albania se Kosovës nuk i duhet të futet në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij është më mirë që qeveria ta bëj ciklin e plotë dhe të vazhdojë procesin e dialogut, pasi në të kundërt, do të humbisnin kohë e cila do të ishte në dëm të Kosovës.
Ai tha se edhe ndërkombëtarëve u intereson më tepër që procesi i asociacionit të kryhet me Kurtin në pushtet.
“Unë personalisht nuk do doja të shkojmë në zgjedhje sepse është mirë të krijojmë një stabilitet institucional që çdo qeveri ta ketë mandatin e fortë. Nëse ndryshojnë rrethanat t’i i jep një alibi kryeministrit të thotë, i kisha gjërat gati por nuk më lanë, mendoj se cikli duhet të jetë i plotë.
Duke qenë se është dialogu, asociacioni dhe shumë gjëra, Kosovës i konvenon të mos futet në zgjedhje. Nëse futemi në zgjedhje ne do humbasim shumë kohë. Unë mendoj se edhe bashkësia ndërkombëtare është e interesuar që me Kurtion në pushtet të kryejë asociacionin dhe disa detyra që kishte marrë Kosova”,-tha ish-ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë