Zgjedhjet 2021, Aleksandër Çipa: Dy entitete nuk morën pjesë
Analisti i njohur, Aleksandër Çipa deklaroi në studion e Euronews se pjesëmarrja e votuesve si përqindje ishte më e lartë në raportin me 2017-ën. Mirëpo ai theksoi se zgjedhjet e këtij viti, ka dy entitete që nuk morën pjesë, pikërishti emigracioni dhe diaspora.
“Në 2017-ën ekzistonte e gjithë mundësia që partitë të vinin në funksion autobuzat e emigrantëve dhe erdhën, ndërsa tani u përjashtuan. Në pikëpamjen e qytetarëve rezidencialë, kjo është pjesëmarrja më e madhe që mund të kemi pasur në një proces zgjedhor të viteve të fundit.’’, tha z.Çipa.
Ai preku gjithashtu qarkun e Vlorës ku është kuota më e ulët e pjesëmarrjes dhe theksoi se është qarku që ka numrin më të madh të votuesve emigrantë. Sipas tij, në Vlorë ishte pjesëmarrja më e ulët e votuesit femër.
Z.Çipa komentoi gjithashtu daljet e liderëve kryesorë të dy partive, për të cilët deklaroi se kishin një normë maturiteti në artikulimin e tyre dhe sipas tij kryeministri apeloi që të presim institucionin të certifikojë rezultatin.
Ai u shpreh se ky është turi zgjedhor me rivalitetin më të lartë në harkun kohor të dhjetë viteve të fundit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët