Zgjedhjet e 14 majit | Celibashi: Mund të ketë votim elektronik edhe në dy bashki
Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se mund të ketë votim elektronik edhe në dy bashki të tjera, përveç asaj të Vorës, në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.
Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se KQZ-ja i ka bërë kërkesë qeverisë për financim të projektit të votimit elektronik për 6 bashki.
Por për shkak të kohës në dispozicion, votimi elektronik mund të realizohet në dy bashki.
“Jemi akoma në një proces diskutimesh me qeverinë. Ne kemi bërë kërkesën për financim të projektit të votimit elektronik edhe për 6 bashki të tjera. Koha që kemi në dispozicion, në fakt na e bën të pamundur zhvillimin në këto 6 bashki, sepse jemi shumë vonë. Ndoshta për një ose dy bashki më shumë se sa Vora, ne mundet ta realizojmë votimin elektronik, por gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse këtë javë ose javës tjetër, do të marrim një përgjigje të qartë nga qeveria nëse i disponon paratë për ta financuar këtë projekt.
Do preferonim që të kishim një bashki të madhe, apo dy bashki të mëdha dhe ndoshta një bashki relativisht mesatare le të themi. Në total, 400 qendra votimi, maksimumi, do të ishte e përshtatshme për ta zhvilluar për kohën që kemi në dispozicion, votimin elektronik”, theksoi ai.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026