Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja Yuri Kim tjetër apel palëve politike

3 Prill 2021 | 16:33

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka përsëritur apelin e saj duke kërkuar nga autoritetet të garantojnë rregullat, që zgjedhjet e 25 prillit, të jenë të lira dhe demokratike.

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente”, shkruan ambasadorja Kim.

Ajo thotë se nëse kushtet dhe rregullat nuk respektohen, dëmi do jetë për qytetarët dhe demokracinë e Shqipërisë.

“Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë”, shton më tej ambasadorja e SHBA.

Kur kanë mbetur edhe 22 ditë nga mbajta e zgjedhjeve parlamentare, votuesit shqiptarë nuk e dinë ende se cila do jetë fleta e votimit pasi partitë politike nuk pajtohen me njëra tjetrën në lidhje me modelin.

Konkretisht PS kërkon që kandidatët në fletë të identifikohen me numra, kurse PD-ja kërkon që kandidatët të jenë me emra.

Kjo çështje tashmë pritet të zgjidhet përfundimisht nga ana e Kolegjit Zgjedhor, pasi PD-ja vendosi sot të ankimojë vendimin e KAS, i cili i dha të drejtë PS-së për përdorimin e fletës së votimit, ku kandidatët do të identifikohen me numra.

Lexoni gjithashtu: 

KAS rrëzon Celibashin për fletën e votimit, PD i drejtohet Kolegjit Zgjedhor

Celibashi: Procesi i votimit elektronik i thjeshtë, nuk prisja kaq kundërshti për fletën

Ankimimet në KAS, Shella: Lajm i keq, fleta e votimit është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026