Basha cakton drejtuesit e qarqeve, Paloka në Durrës, Bardhi në Elbasan
Burime të Euronews Albania mësuan se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbyllur listën e krerëve të qarqeve. Nënkryetari Partisë Demokratike, Edi Paloka do të jetë drejtues i qarku të Durrësit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Mësohet se Gazmend Bardhi do drejtojë Elbasanin. Sipas burimeve Basha ka marrë në telefon kryetarët e degëve të cilëve ua bëri të ditur këtë vendim. Më herët Bujar Leskaj u caktua drejtues i qarkut të Vlorës, Enkelejd Alibeaj në Fier, Helidon Bushati në Shkodër.
Në një intervistë për Euronews Albania disa ditë më parë z. Paloka u shpreh në se zgjedhja e drejtuesve të qarqeve në PD është çështje ditësh. Ai tha përzgjedhja e drejtuesve të qarqeve është një çështje teknike, që do të përcaktohet në bazë të interesave direkte të opozitës.
Ndërkohë, gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji thotë se me caktimin e drejtuesve të qarqeve kemi praktikisht dhe nisjen për përgatitjen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Kriteri që ka ndjekur Basha, tha ai është që drejtuesi t’i përkasë zonës dhe ta njohë mirë atë.
“Disa prej drejtuesve të qarqeve kanë lidhje me qarqet përkatës. Helido Bushati ka qenë më herë deputet në këtë qark, Enkelejd Alibej ka qenë deputet i Fierit, Bujar Leskaj gjithashtu është nga Vlora dhe ka qenë ish-ministër i Kulturës në qeverinë ‘Berisha’”, tha ai.
Kur kanë mbetur dhe tre muaj nga procesi zgjedhor mbeten për t’u caktuar dhe drejtuesit e 7 qarqeve të tjera por gjithashtu mbetet për t’u mbyllur marrëveshja e koalicionit zgjedhor, ku do të përcaktohet nëse do të dalin me një apo dy lista kandidatësh që priten të përfundohen brenda kësaj jave. Më pas hapi i fundit mbetet publikimi i programit politik nga PD.
Lexoni gjithashtu:
Votimi dhe numërimi elektronik, PD dhe PS propozojnë qarqet e tyre të përzgjedhura
Aktivitetet e ndaluara nga KQZ, Braho: Dënimi mund të jetë dhe me burg
Veliaj kërkon qartësi nga KQZ për rregullin e ndalimit të inspektimeve dhe përurimeve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta