Zgjedhjet e 25 prillit ende pa fletë votimi, KQZ shtyn vendimmarrjen për modelin
Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve shtyu vendimmarrjen për sa i përket modelit të fletës së votimit përmes së cilës, më 25 prill, qytetarët do të zgjedhin subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i paraqiti Komisionit variantet dy me emra të kandidatëve për deputetë dhe një variant pa emra, por numra.
Mirëpo në rreth dy orë diskutime anëtarët e Komisionit patën qëndrime të ndryshme kryesisht për sa i përket kompetencës së vendimmarrjes dhe jo varianteve të propozuara.
Gjatë diskutimit Celibashi tha se për shkak se numri i kandidatëve është i ndryshëm për çdo qark – në qarkun e Tiranës, Gjirokastrës, Lezhës dhe Dibrës ka gjithashtu kandidatë të pavarur, – vendimi për fletët “të jetë i veçantë për çdo qark”.
Nga akt-propozimi i Celibashit nuk pati një propozim konkret se cila nga variantet mund të ishte më e përshtatshmja. Në fakt më 23 mars KQZ pati nxjerrë për votim në rrjetet sociale katër variante fletësh votimi, nga të cilat me 75% dhe 79% qytetarët parapëlqyen variantet me emra të kandidatëve.
Anëtarja e Komisionit Rregullator Helga Vukaj, nxori si problem faktin se Celibashi nuk kishte paraqitur një version konkret me akt-propozimin e tij se cilin version propozonte. Ajo theksoi se “është e dukshme se cilin variant parapëlqejnë shqiptarët”.
Pas debateve që përfshinë edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, Celibashi u shpreh se do ta ri-sillte akti-propozimin me propozim konkret.
“Po e tërheq për ta ri-sjellë për propozime konkrete,” – tha Celibashi duke shtuar se me propozimin e ri do të përfshinte të gjitha propozimet dhe diskutimet e bëra.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta