Zgjedhjet e 25 prillit, Meta: Them referendum sepse është në pikëpyetje e ardhmja e Shqipërisë
Zgjedhjet e 25 prillit janë referendum, pasi është në pikëpyetje e ardhmja e Shqipërisë. Kështu deklaroi nga Fieri sot, Presidenti Ilir Meta teksa u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive ne zgjedhje.
“[…] padyshim shumë [vendi ka] sfida përpara. Është e rëndësishme gjithashtu të vlerësojmë rëndësinë e pjesëmarrjes së gjithë qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit,” – u shpreh Meta.
Sipas tij e gjithë Evropa pret me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve për të marrë vendimin e ardhshëm për çeljen e mundshme të negociatave, sepse “e dimë që zgjedhjet sipas standardeve të dosjeve të Shijakut dhe të Dibrës kanë mbajtur peng integrimin evropian të vendit”.
“[…] mosndëshkimi dhe mos hetimi i krimeve elektorale të ndodhura dhe të denoncuara në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë pro aktive dhe të plotë. Jam shumë i bindur se të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari. Vota e qytetarit është fuqia e vërtetë në demokraci dhe këtë fuqi duhet ta respektojë dhe këtë fuqi jam i bindur se do ta tregojnë të gjithë më 25 prill,” – shtoi më tej Presidenti.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta