Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hamza tregon mesazhin që mori nga Thaçi e Veseli

25 Dhjetor 2025 | 20:14

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se në pesë vjetët e fundit ka keq qeverisur me Kosovën.

Në tubimin elektoral në Ferizaj, ai dha edhe një mesazh që, sipas tij, ia kanë dhënë ish-krerët e kësaj partie, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që po gjykohen në Hagë, shkruan KosovaPress.

Hamza tha se gjendja e keqe në Kosovë do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të PDK-së pas 28 dhjetorit.

“Kosova nuk ka dështuar. Kosova është keq qeverisur. Kosova është lodhur, por Kosova nuk është thyer. Kjo qeveri është ardhur në pushtet me shumë premtime, ndërkaq ka realizuar shumë pak. Ka përçarje, drama, kriza, mungesë stabiliteti, rritje të çmimeve dhe produkteve bazike në vlerë 40-50 për qind. Rritje e çmimit të energjisë elektrike mbi 100 për qind. Ndërkaq ngecje e pagave dhe pensioneve në nivel të njëjtë dhe përkeqësim i standardit të jetesës. Por kjo gjendje do të ndryshojë me PDK-në në pushtet më 28 dhjetor. Ne do ta hapim një kapitull të ri të stabilitetit dhe shpresës”, tha ai.

Hamza bëri të ditur para të pranishmëve se ditë më parë ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e Kuvendi Kadri Veseli, të cilët njëherësh kanë qenë edhe në udhëheqje të PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryeministër tha se mesazhi i tyre ishte që të qëndrojnë të bashkuar drejt fitores më 28 dhjetor.

“Ata e kanë një mesazh të qartë. Një kërkesë për neve që të qëndrojmë të bashkuar, plot energji dhe shumë punë deri në fitoren e PDK-së më 28 dhjetor. Prandaj ju lus të gjithëve juve dhe diasporën që më 28 dhjetor të gjithë bashkë të dalim të votojmë numrin 130, PDK”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

Lideri i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, zhvilluan të premten...
21:43 | 10/07/2026

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë

Takimi mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, nuk solli asnjë marrëveshje konkrete për formimin...
17:39 | 10/07/2026

Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike...
09:12 | 10/07/2026