Zgjedhjet e 6 marsit, Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje

19 Shkurt 2022 | 13:31

Presidenti Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote në 6 bashkitë që të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

“Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen”, shprehet kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Presidenti nënvizon se vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci.

Këtë të shtunë nisi fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Në garë janë 19 kandidatë për 6 bashkitë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026