Zgjedhjet evropiane, nacionalistët synojnë votuesit e rinj
Partitë politike synojnë votuesit e rinj për zgjedhjet evropiane. Shumë populistë dhe ekstremistë shpresojnë se të rinjtë do të bashkohen me prindërit e tyre për t’i refuzuar partitë tradicionale.
“Mendoj se të rinjtë shohin drejt së ardhmes dhe e ardhmja duket e zymtë për ta. Si mund t’u besojnë ata partive tradicionale si Kristian Demokratëve, Social Demokratëve, apo Liberal Demokratëve, që na kanë qeverisur për dekada dhe na kanë sjellë në këtë rrëmujë me kufij të pakontrolluar, emigracion masiv, pasiguri dhe terrorizëm islamik”, thotw Tom Vandendriessche, euro-deputet belg.
Për ta bërë këtë, ekstremistët po përpiqen të tërheqin të rinjtë në rrjetet sociale, përfshirë platformën kineze “TikTok”.
Në Belgjikë, partia Interesi Belg publikon vazhdimisht materiale online dhe shpenzon shuma të mëdha për të bërë për vete rininë.
Italiani Matteo Salvini, portugezi Andre’ Ventura dhe francezi Jordan Bardella publikojnë vazhdimisht video të shkurtra, një trend popullor mes të rinjve, të përshkruar si të zhgënjyer nga politika.
“Besoj se ka ende një interes të pjesshëm të rinisë për të votuar pasi ne e shohim politikën si diçka që vjen nga lartë. Shohim njerëz me kostum dhe makina të mëdha që nuk dëgjojnë. Ndaj ka edhe mungesë interesi dhe druhemi se ajo që bëjmë nuk ndryshon asgjë, pasi nuk na dëgjojnë”, shprehet Nateo Carnot, 16-vjeçar belg, voton për herë të parë.
Sërish, zgjedhjet e vitit 2019 shënuan një pjesëmarrje rekord pikërisht për shkak të të rinjve. 67% e kategorisë nga 18 në 29 vjeç besojnë se zgjerimi i BE-së sjell përfitime kundër 62% të të anketuarve.
Gjithashtu, sipas studimeve, lufta ndaj rritjes së çmimeve, pabarazisë, papunësisë, ndryshimeve të klimës dhe mbështetja për rritjen ekonomike janë prioritet për të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë