Zgjedhjet, inceneratorët dhe ‘Becchetti’ fushëbetejat e PD në Parlament
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se ka përcaktuar tri çështjet kryesore ku do të jetë e fokusuar opozita.
Ai u shpreh se beteja e PD në parlament do të përqendrohet në atë që PD e cilëson si “masakrën zgjedhore”, manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës”, tha Basha.
PD ka cilësuar çështje ku do të përqendrojë oponencën në Parlament dhe inceneratorët dhe çështje “Becchetti”.
Për të tri këto çështje PD pritet të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore.
Koncesionet për inceneratorët, PD i konsideron aferë mafioze ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë.
Ndërsa çështja “Beccheti” thotë se është një luftë personale e kryeministrit Rama me sipërmarrësin italian që do t’u kushtojë qytetarëve 120 milionë euro.
Si çështje shqetësuese për qytetarë Basha ka ngritur situatën ekonomike në vend ku sipas tij me rritjen e çmimeve shumica e familjeve nuk përballojnë dot shpenzimet për ushqime bazë.
“Si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare”, është shprehur Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta