Zgjedhjet, korrupsioni dhe trafiqet/ Ambasadori britanik takon Nikollën

14 Shkurt 2023 | 11:47

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi këtë të martë një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe nënvizoi mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpuniki.

“Bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Komuneve të Mbretërisë së Bashkuar kohët e fundit është intensifikuar, nëpërmjet grupeve të miqësisë e komisioneve parlamentare dhe nxit e mbështet marrëdhëniet dypalëshe.  Të dy vendet po bashkëpunojnë për dekurajimin e flukseve migratore, luftën kundër trafikimit që shfrytëzon kanalet migratore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, u shpreh Nikolla.

Ambasadori Alastair King-Smith falenderoi Kryetaren Nikolla për vullnetin për rritjen  e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar dhe vuri në dukje se edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konstatohet i njejti vullnet për bashkëpunim. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vijojë bashkëpunimin me Qeverinë e Shqipërisë, duke avancuar programet që po zbatohen si edhe duke zbatuar programe të reja, me fokus në zonat veriore të vendit.

Nikolla dhe Ambasadori King-Smith biseduan edhe mbi bashkërendimin e luftës kundër trafiqeve, korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbi prioritetet e kalendarit të punës së Kuvendit, përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit etj.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar do të konkretizohet me fillimin së shpejti të projektit “Rritja e llogaridhënies së qeverisë përmes një parlamenti më të përgjegjshëm”, si pjesë e Programit të Lirisë dhe Qëndrueshmërisë 2022-2025.

Projekti do të ndihmojë përmirësimin e procesit legjislativ dhe rrisë kapacitetet e Kuvendit dhe bashkëpunimin me median e shoqërinë civile për të mbikëqyrur politikëbërjen dhe zbatimin e programeve qeverisëse. “Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet e mia si Kryetare e Kuvendit. Llogariadhënia e Qeverisë në Kuvend ndihmon llogaridhënien e Kuvendit para qytetarëve.”, nënvizoi Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit ftoi për një  vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetarin e Dhomës së Komuneve, Sir Lindsay Hoyle.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026