Zgjedhjet lokale, Berisha: Në vjeshtë fillojnë primaret për kandidatët e PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri me dije se primaret për zgjedhjet e kandidatëve të kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit, do të fillojnë në vjeshtë.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha tha se përgatitjet kanë nisur dhe se se PD-ja nuk do të humbasë më kohë në lidhje me këtë proces.
“Ne po përgatitemi dhe do fillojmë shumë shpejt. Nuk do të humbasim kohë në aplikimin e procedurës sonë në primare dhe vjeshta e parë, mendoj unë, do të jetë periudha e fillimit të zhvillimit të primareve në mbarë vendin për kandidaturat tona.
Në takimin me kryetarët e degëve, kërkova një përpjekje dhe veprimtari shumë planëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë vetëm në një lloj veprimtarie”, theksoi kryedemokrati.
Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës së Partisë Demokratike, sipas Berishës.
LEXONI GJITHASHTU
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit