Zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatet paraprake në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, në orën 21:00

29 Nëntor 2020 | 17:09

Pa raportime për parregullsi serioze që do të mund të dëmtonin procesin zgjedhor, kanë vazhduar votimet për kryetar të komunave të Podujevës e Mitrovicës së Veriut. Më shumë punësim, përmirësim në arsim dhe ngritje e nivelit të shërbimeve shëndetësore, janë disa nga pritjet që kanë qytetarët e Podujevës ndaj kryetarit të ri.

Mendimet e disa qytetarëve rreth zgjedhjeve:

“Po pres të bëhet më mirë për këtë vend. Të ketë më shumë zhvillim, sidomos në arsim zhvillimi duhet të jetë më i madh”.

 “Të ketë vende pune e të punojnë më shumë sesa këta që kanë qenë deri më tash, që kanë punuar vetëm për xhepa të vetë”.

“Ne na pengon më së shumti bërlloku. Pastërtia të jetë më në nivel, rrugët e shtruara, trotuare, dhe telat e rrymës që duhet të hiqen sepse jemi të rrezikuar nga telat e rrymës më së shumti”.

“Po të bëhet një punësim më i gjallë (prekshëm), të interesohen për komunë më tepër, të krijohen vende pune më tepër, të punësohen të rinj më tepër”.

“Punësim të ketë më shumë, shkollimi të zhvillohet më shumë, të ndërtohen shkolla, të ndërtohen çerdhe”.

“Më së pari shëndetësinë ta rregullojnë, arsimin ta ndihmojnë, të shkojë puna më mirë në arsim, e rrugë kanë punuar mjaftë”.

Për të votuar njërin nga tre kandidatët për kryetar të Podujevës, të drejtë vote kanë mbi 87 mijë qytetarë kurse për të votuar njëri nga katër kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, këtë të drejtë mund ta ushtrojnë mbi 23 mijë votues.

“Gjatë gjithë paradites së sotme, numri i qytetarëve të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut që kanë dalë të hedhin votën e tyre për kryetarë të komunave përkatëse ka qenë shumë i ulët. Megjithatë, sipas KQZ-së, gjatë orëve të pasdites, ky numër është rritur”.

Në komunën e Podujevës, numri i qendrave të votimit është 45 me 115 vendvotime, kurse në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qendrave të votimit është 7 gjithsej me 27 vendvotime. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se sonte rreth orës 21:00, mund të dalin rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026