Zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi, Erdogan synon të rifitojë Stambollin
Këtë të dielë qytetarët turq u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet lokale.
Me një fushatë të ashpër presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i mbështetur nga një paraqitje e fortë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, synon të fitojë përsëri Stambollin. Opozita e kryesuar Partia Popullore Republikane (CHP) rifitoi kontrollin e qytetit në vitin 2019 për herë të parë që kur Erdogan e sundoi atë si kryetar bashkie në vitet 1990.
Në zgjedhjet e vitit 2019 opozita fitoi kryeqytetin, Ankaranë dhe vijojë të mbajë pushtetin në qytetin vendimtar të Egjeut, Izmir, duke shkatërruar imazhin e Erdoganit për pathyeshmërinë politike. Erdogan i ka besuar ish-ministrit të tij të mjedisit, Murat Kurum, të kandidojë për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet e 31 marsit.
Ai po kërkon të hakmerret për humbjen më të rëndë politike të sundimit të tij dy dekadash, kur rivali Ekrem İmamoğlu mori bashkinë. Erdogan i ka bërë të qarta synimet për të rifituar Stambollin, qyteti ku ai u rrit dhe ku filloi karrierën e tij politike si kryetar bashkie në vitin 1994.
Karakterizuar edhe nga një fushatë aspak e lehtë me akuza për dezinformim, janë qytetarët turq ata që do të vendosin fatin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë