“Zgjedhjet në 4 korrik”, Sunak: Momenti për të vendosur për të ardhmen e Britanisë

22 Maj 2024 | 18:23

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, shpalli 4 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Pas 14 vjetësh në pushtet, konservatorët e Sunakut gjerësisht pritet të humbin zgjedhjet ndaj Partisë Laburiste në opozitë.

Duke i dhënë fund spekulimeve disamujore, Sunak përmes një deklarate jashtë zyrës së tij njoftoi se ai po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja më herët seç pritej.

Kjo strategji e Sunakut duket e rrezikshme, duke marrë parasysh faktin se partia e tij, sipas sondazheve, nuk është e para.

“Tani është momenti që Britania të zgjedhë fatin e saj”, tha ai, duke listuar ato që ai tha se i konsideron arritjet më të mëdha gjatë kohës së tij në qeverisje, përfshirë edhe një skemë që ai paraqiti për të ndihmuar bizneset gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne do t’i mbajmë zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik”, theksoi ai.

Sunak do të shkojë në zgjedhje jo vetëm prapa laburistëve, por sondazhet sugjerojnë se ai është izoluar disi nga partia e tij dhe gjithnjë e më shumë po varet nga një grup i vogël këshilltarësh, që pritet ta ndihmojnë në fushatën zgjedhore.

Megjithatë, me disa fitore në ekonomi, sikurse inflacioni në rënie, por edhe me rritjen ekonomie, Sunak duket se e ka parë këtë moment si më të mirin për të çuar vendin në zgjedhje.

Sunak mori udhëheqjen e Qeverisë britanike më pak se dy vjet më parë.

Dy partitë veçse kanë nisur fushatën zgjedhore. Sunak dhe Qeveria e tij i akuzojnë laburistët se do të rrisin taksat nëse marrin drejtimin e ekzekutivit. Ndërkaq, laburistët akuzojnë Qeverinë e konservatorëve për 14 vjet keqmenaxhim ekonomik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026