English

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy komuna të vogla në Serbi janë duke i mbajtur zgjedhjet lokale më 8 qershor – proces zgjedhor që konsiderohet test për Qeverinë, pasi është i pari prej nisjes së bllokadave të studentëve nëpër fakultete, në nëntor të viti 2024, të nxitura nga vdekja e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

- Advertisement -

Në të dyja këto komuna, prej vitesh, është në pushtet Partia Përparimtare Serbe (SNS), e themeluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 në të dyja komunat, dhe do të mbyllen në orën 20:00m shkruan REL.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), dalja në Kosjeriq ka shkuar në 70.9 për qind.

Sipas Komisionit Zgjedhor lokal, dalja në Zajeçar ka shkuar në 49.84 për qind deri në orën 16:00.

Në Zajeçar – ku kanë të drejtë vote 47.357 banorë – do të zgjedhin 50 anëtarë të Asamblesë komunale, ndërsa në Kosjeriç – ku mund të votojnë 8.898 banorë – 20 të tillë.

Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë ka thënë se në disa qendra votimi në Kosjeriç “ka pasur tentime për të bllokuar ilegalisht qendrën e votimit, dhe për të penguar procesin zgjedhor”, mirëpo që “ato janë shmangur në përputhje me ligjin”.

“Zyrtarët policorë nga stacioni policor në Kosjeriç janë duke vepruar pas raportimeve nga presidenti i Komisionit të Zgjedhjeve se në qendrën e votimit 22, në fshatin Dërmanovina, vëzhguesi Veselin Ristanoviç, duke përfaqësuar listën ‘Të bashkuar për Kosjerçqin’ e ka djegur listën e votimit për personat që mund të votojnë nga shtëpitë. Policia është duke punuar në këtë rast”, është thënë në deklaratë.

Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) ka thënë se ka raportuar në polici se disa vëzhgues të organizatës në Kosjeriç kanë pranuar kërcënime dhe provokime përmes thirrjeve telefonike.

Aktivistët dhe banorët e Kosjeriçit e kanë rrethuar një depo, pasi besojnë se prej asaj pike partia në pushtet është duke transportuar votuesit nëpër qendra votimi.

Turma nuk është duke lejuar askënd që të lëvizë, ndërsa të pranishme janë edhe forcat policore.

Sipas CRTA-s, në një qendër votimi në Zajeçar, në dy raste votuesve u janë dhënë fletëvotime të plotësuara.

Edhe në këtë komunë është raportuar për presion ndaj vëzhguesve nga ana e udhëheqësve të qendrave të votimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?