Zgjedhjet në Federatën Botërore të Peshëngritjes për herë të parë në Shqipëri

25 Qershor 2022 | 12:30

Shqipëria mirëpret për herë të parë zgjedhjet për President dhe Sekretar të Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, për bordin ekzekutiv dhe të gjithë komisionet teknike.

Ministrja Kushi e cilësoi një vlerësim ceremoninë që do të mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Ajo u shpreh se kjo ngjarje vjen në në vazhdën e shumë aktiviteteve të rëndësishme për sportin që janë organizuar në Shqiperi, si Kupa e Botës, Finalja e Conference League, Kompionati Evropian i 100-të i Peshëngritjes dhe vizita për herë të parë në Shqipëri e z. Thomas Bach, President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Aktivitete me vlera kaq të mëdha për Sportin Shqiptar kontribuojnë edhe në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë,” – tha Kushi.

Përveç ministres në ceremoninë e hapjes në Pallatin e Kongreseve ishin prezentë, Presidenti i Federatës Shqiptare të peshëngritje Elez Gjoza, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes Michael Irani, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes Mohammed Hasan Jalood, presidentë dhe sekretarë të përgjithshëm të Federatave Peshëngritjes nga 156 vende të ndryshme të botës, përfaqësues të Federatës Botërore, Evropiane dhe Shqiptare të Peshëngritjes, sportistë dhe trajnerë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026