Zgjedhjet në Himarë, KQZ mblidhet sot për mandatin e Vangjel Tavos
12 Shtator 2024 |
08:48
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 10:30 për ti dhënë mandatin e krybashkikaut të Himarës Vangjel Tavos.
Disa ditë më parë Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e palës paditëse Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut” për zgjedhjet në bashkinë Himarë.
Ky vendim i hapi rrugën që KQZ t’i japë mandatin e fituar me 4 gusht Vangjel Tavos.
Pas vendimit të KQZ, Tavo bën betimin para këshillit bashkiak.
Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës me 1477 vota diferencë përballë rivalit të tij nga koalicioni opozitar, Petro Gjikuria.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta