Zgjedhjet në Kroaci, kandidati më i vjetër për deputet 95 vjeç, më i riu 18

3 Prill 2024 | 16:43

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (DIP) të Kroacisë, kandidati më i vjetër për mandatin e deputetit është 95 vjeç dhe më i riu 18 vjeç,

Në të gjitha listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të prillit janë gjithsej 2302 kandidatë, që do të thotë se për një mandat deputeti janë 15.2 kandidatë.

Edhe këtë herë meshkujt janë më të përfaqësuar se femrat, raporti është 58 me 42 për qind. Nga zgjedhjet në zgjedhje, kandidatët për deputetë po rriten. Në këto zgjedhje mosha mesatare e kandidatëve është 50.7 vjeç dhe janë më të vjetrit në katër ciklet e fundit zgjedhore.

Për zgjedhjet në 10 njësi në Kroaci dhe në njësinë e 11-të, në të cilën voton diaspora kroate dhe pjesë e saj është e gjithë bota, në garë zgjedhore janë 165 lista të vlefshme.

Janë 163 anëtarë partie ose koalicioni, dhe vetëm dy të pavarur: Damir-Kristijan Rogina dhe Viktor Šimunić.

Numri i listave të pranuara është më i ulëti që nga zgjedhjet e vitit 2015, kur ishin 166, në zgjedhjet e vitit pas 177, dhe 192  ishin në zgjedhje gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020, transmeton Hina.

Kroacia ka 12 njësi zgjedhore dhe në të 12-tën zgjidhen përfaqësuesit e partive minoritare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026