Shqiptari nga Kroacia: Boshnjakët këtu nuk na duan

18 Mars 2024 | 20:48

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 17 prill, beri sot me dije presidenti i Republikës, Zoran Millanoviç. Këto do të jenë zgjedhjet e para në Kroaci në të cilat do të votohet një ditë të mërkure dhe jo fundjave.

Millanoviç e shpalli datën e zgjedhjeve parlamentare pasi dje u shpërnda perbërja e dhjetë e Saborit kroat. Presidenti kroat përmendi edhe vendim për shpallje të zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin evropian nga Republika e Kroacisë, ndërsa votimi do të mbahet të dielën më 9 qershor 2024

Kryetari i Unionit shqiptar në Kroaci Esad Çollaku komentoi krizën politike në një intervistë për Euroneës Albania.

Ai theksoi se dhe pse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre në Kroaci, nuk janë të vlerësuar, e madje boshnjakët bëjnë ç’është e mundur që shqiptarët të mos përfaqësohen në Kuvend.

“Për shqiptarët janë ditët e errëta të kaluara.  Dhe pse kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kroacisë, kemi dhënë 87 dëshmorë. Janë 3 mijë  shqiptarë që kanë marrë pjesë vullnetarisht në mbrojtjen e shtetit kroat. Vetë biznesi shqiptarë ka derdhur qindra miliona euro në shtetin kroat. Kjo gjë nuk u çmua. Për katër mandate na  ka udhëhequr boshnjaku në Kuvendin e Kroacisë. Mediat nuk janë marrë fare me çështjen e shqiptarëve. Boshnjakët duan të na luftojnë në Kuvend. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që te kemi sa më pak kandidat për deputet”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026