Muzeu etnografik në Gjirokastër/ Përcjell vlerat e folkut dhe traditës së qytetit
Muzeu Etnografik tashmë është një prej qendrave më të vizitueshme nga turistët në Gjirokastër ndërsa po kontribuon edhe për përcjelljen e vlerave të traditës tek të rinjtë.
Nëpërmjet aktiviteteve të vazhdueshme që zhvillohen në mjediset e këtij muzeu të rinjtë njihen me folkun, traditat e pasura, këngët popullore, veshjet karakteristike të zonës së Gjirokastrës dhe më gjerë.
“Aktivitetet e shpeshta që organizohen në qytetin e Gjirokastrës duke afruar të rinjtë me kulturën, veshjet tradicionale gjithashtu me këngët popullore janë gjithmonë një promovim i mirë si për qytetarët si për të ardhurit që vijnë për të vizituar qytetin sepse tradita vazhdon duke kaluar brez pas brezi”.
“Ne sot organizuam një dasmë gjirokastrite, e cila jo vetëm për vendasit shqiptarë por edhe turistët do të ishte diçka e rëndësishme që të tregojmë vlerat tona, si kostumet si dhe tradita e dasmave”.
Pjesëmarrësit në këto aktivitete i vlerësojnë të rëndësishme për transmetimin dhe promovimin tek të rinjtë të traditave tona popullore si vlera kombëtare.
“Një vlerë shumë të mirë që fëmijët dhe të rinjtë, që brezi i ri ti mësojë të gjitha traditat e brezit të vjetër këngët, vallet, veshjet të gjitha, ne kemi dhe të reja që mundohen ti punojnë këto veshjet popullore ti qëndisin”.
Organizimi i aktiviteteve të tilla nga Muzeu Etnografik ndikon edhe për tërheqjen e turistëve si dhe rritjen e vizitueshmërisë së tij.
“Këto aktivitete që organizohen padyshim që promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore kryesisht në qytetin e Gjirokastrës dhe jo vetëm kostumografinë, etnografinë e zonës, muzikën tradicionale, veshjet, këngët, vallet tradicionale kështu që janë të mira dhe promovojnë dhe njihet edhe brezi i ri po gjithashtu edhe turistët e huaj”-Besjan Dida.
Tashme muzeumet në Gjirokastër krahas mikpritjes së vizitorëve janë edhe qendra të rëndësishme për informimin dhe njohjen me historikun dhe traditat shekullore të qytetit të gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës