Zgjedhjet në Kroaci, kryesojnë konservatorët e kryeministrit Plenkoviç
Një fitore e lehtë por jo e mjaftueshme për të siguruar një shumicë qeverisëse. Është ky rezultati i votimeve të kësaj të diele për partinë e kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, Union Demokratik. Sipas të dhënave kjo parti arriti të siguroi rreth 70 mandate. Por duhen më shumë për të siguruar gjysmën e vendeve në parlamentin kroat.
“Kjo është një fitore e madhe, por edhe një detyrim i madh. Kishim një mandat të vështirë dhe sfidat që kemi përpara nesh janë edhe më të mëdha. Unë mendoj se kemi bërë një përpjekje maksimale, dhe kjo fitore na jep të drejtën të gëzohemi dhe të qetësohemi , dhe nesër do të fillojmë përsëri, së bashku dhe me gjithë zemrën tonë, të punojmë për Kroacinë . Faleminderit!”, tha Plenkovic.
Në selinë e partisë opozitare, për Partinë Social Demokrate – në koalicionin RESTART – këto zgjedhjet rezultuan një zhgënjim duke siguruar rreth 40 vende në Parlament. “Nuk është e thjeshtë të flasësh pas një rezultati të tillë”, tha Davor Bernardić.
Pjesëmarrja e votuesve ka qenë më e ulët në këto zgjedhje ndikuar edhe nga rritja e të infektuarve më coronavirus. Por megjithatë rezultatet nxitën reagime të ndryshme tek qytetarët.
“Unë mendoj se Evropa nuk duhet ta kishte lejuar që kjo të ndodhë. Evropa nuk duhet të lejojë që kjo lloj kthesë e tmerrshme e krahut të djathtë të zhvillohet në Kroaci. Nuk është mirë”, shprehet një votues. “Jam i zhgënjyer sepse shumë pak njerëz dolën për të votuar”, thotë një tjetër.
Kroacia duket e vendosur të qëndrojë në një rrugë të drejtë politike, pasi në vend tanimë duhen negociata për një koalicion të ri qeveritar. Me rezultatin e parashikuar, Bashkimi Demokratik mund të zgjedhë të anashkalojë të djathtën ekstreme Lëvizjen Atdhetare dhe në vend të saj t’i drejtohet diasporës kroate dhe partive minoritare. E gjitha kjo do të varet nga zhvillimet në ditët e javët në vazhdim.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës