Zgjedhjet në Kukës/ PD: Të punojmë për një kandidat të gjithëpranuar

16 Gusht 2023 | 15:56

1 shtatori do të jetë afati i fundit i partive politike për tu regjistruar si subjekte zgjedhore në garën e 24 shtatorit për bashkinë e Kukësit, ndërsa data 6 e fundit për regjistrimin e koalicioneve. Ky është projektvendimi i fundit i miratuar këtë të mërkurë nga komisioni qendror i zgjedhjeve.

Ndërsa kandidatët e këtyre subjekteve zgjedhore duhet të dorëzojnë kandidaturën jo më vonë se data 8 shtator.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më datë 11 shtator, për të vazhduar deri më datë 23, një ditë para se qytetarët ti drejtohen kutive të votimit.

Por situata jo e qetë në partinë demokratike ka nisur të reflektohet sërish.

 Dega e PD-së zyrtare në Kukës, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë thirrje që të punohet mes fraksioneve të kësaj force politike për të garuar me një kandidaturë të pranuar, edhe pse deri më  tani nuk ka patur asnjë reagim nga grupi i rithemelimit. 

Ky I fundit i drejtuar nga Sali Berisha ka deklaruar se do të dalë sërish me një kandidat për këto zgjedhje, por pa konfirmuar nëse njësoj si më 14 maj do t’i besojnë sërish Admir Sinamatit të zgjedhur nga primaret. Ndërsa Ilir Meta, aleati i Sali Berishës në këto zgjedhje duket se nuk do të ketë pretendime për Kukësin. Gjatë një konference për shtyp deklaroi se do të mbështesë cilën do kandidaturë që do të propozojë grupi i rithemelimit.

Partia Socialiste duket se është një hap para me kandidatin, duke I besuar në garë Albert Halilaj prefektit aktual të Kukësit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026