Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç: Të lejohet hetimi në gjithë materialin zgjedhor

4 Qershor 2024 | 21:45

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiç në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.

Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi. Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

Vuçiç ka thënë se do të ishte mirë që në Beograd të niste punën udhëheqësia e re, sa më shpejt që është e mundur, pasi, sipas tij, 750.000 njerëz kanë votuar prej 1.6 milion banorëve në total.

“SNS ka fituar bindshëm në Beograd dhe Novi Sad”, ka pretenduar Vuçiç.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor. Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja.

Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve. SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë.

Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026