Zgjedhjet në SHBA, Fatmir Mediu: Shqiptarët nuk duhet të bëjnë tifozllëk për njërin apo tjetrin kandidat

9 Nëntor 2020 | 19:10

Zgjedhjet presidenciale në Shteteve e Bashkuara të Amerikës janë ndjekur me interes edhe nga vetë shqiptarët. Kandidati demokrat Joe Biden, arriti të triumfojnë përballë rivalit republikan Donald Trump duke siguruar më shumë vota në popull, por edhe vota elektorale.

Kreu i Partisë Republikane në Shqipëri, Fatmir Mediu, në studion e “Ilva Now” në Euronews Albani tha se shqiptarët nuk duhet të bëjnë tifo për njërin apo tjetrin kandidat, por shtoi se fokusi i tyre duhet të përqendrohet tek kapitalizimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tregon se e kaluara e Joe Biden mund të shihet si tregues i cili i shërben më tepër faktorit shqiptar në Ballkan.

“Nga pikëpamja kushtetuese formale akoma, jo por nga pikëpamja e analizës së rezultateve po. Sasia e madhe me e votave me postë krijoi vonesa në numërimit të zgjedhjeve. Janë zgjedhje komplekse, por megjithatë në këndvështrim tonë si shqiptarë, unë mendoj se si na shërben marrëdhënia mes SHBA, pa tifozllëk me njërin apo tjetri, por si të kapitalizojmë që të kthejmë marrëdheniet me SHBA me  atë që na intereson ne si shqiptarë në Ballkan, dhe në këtë aspak Joe Biden ka një histori pozitive në raport me shqiptarët”, tha ajo.

Mes tjerash, z. Mediu tha se sfida më e madhe e presidentit të SHBA-së është krijimi i unitetit mes amerikanëve.

“Sot kemi një Amerikë të ndarë në dy kampe. Unë nuk besoj se Biden do të ketë problem vetëm republikanët, por edhe të majtët, të cilët do të përpiqen t’i imponojnë agjendën e tyre. Është një shoqëri e ndarë dhe Biden do të ballafaqohet  me këtë’, tha ai.  

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021