Zgjedhjet presidenciale në Moldavi, drejt balotazhit

21 Tetor 2024 | 08:12

Sipas rezultateve paraprake, presidentja proevropiane Maia Sandu, ka fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, por rezultati i referendumit për anëtarësimin e mundshëm në Bashkimin Evropian është ende i paqartë, pasi kampi “jo” ka një epërsi të vogël, pas fushatës që është përshkruar me akuza për ndërhyrje ruse.

Në orët e para të 21 tetorit, Sandu tha përmes një deklarate se votimet ishin nën një sulm “të paprecedent” nga “grupet kriminale” që tentuan të blinin qindra mijëra vota, në përpjekje “për të minuar procesin demokratik”.

Sandu – që garoi për rizgjedhje – doli e para nga 11 kandidatët që garuan në zgjedhjet presidenciale, duke forcuar epërsinë e lehtë, që kishte në nisje të numërimit të votave ndaj kandidatëve të tjerë, por nuk arriti të merrte 50 për qind të votave të nevojshme për të shmangur rundin e balotazhit.

Me më shumë se 98 për qind të votave të numëruara, Sandu është e para me 41.84 për qind të votave dhe në rundin e dytë do të përballet me socialistin prorus, Alexandr Stoianoglo, i cili ka fituar 26.34 për qind të votave.

Rundi i balotazhit do të mbahet më 3 nëntor.

Ndërkaq, rezultati i referendumit është shumë më i ngushtë, pasi 50.1 për qind e votave të numëruara janë për “jo”, ndërkaq 49.9 për “po”.

Shumë vëzhgues i kanë cilësuar votimet e së dielës në Moldavi si kritike për të ndihmuar që të përcaktohet drejtimi që do të marrë shteti: nëse do të vendosë për raporte më të ngushta me Evropën dhe Perëndimin apo të kthehet nga Rusia.

Sandu tha se ka “dëshmi” që grupet kriminale dhe forcat e huaja kanë tentuar të ndërhyjnë në zgjedhje, por nuk përmendi asnjë shtet me emër.

“Moldavia, sot, por edhe në muajt e fundit, është përballur me sulm të paprecedent ndaj lirisë dhe demokracisë. Grupet kriminale që punojnë me fuqitë e huaja kanë sulmuar shtetin tonë me dhjetëra miliona euro, gënjeshtra dhe propagandë… për ta mbajtur shtetin tonë të bllokuar në paqartësi dhe paqëndrueshmëri”, tha ajo më 21 tetor, duke shtuar se “dëshmitë e qarta” kanë treguar se grupet kriminale kanë tentuar të blejnë deri në 300.000 vota.

“Ne po i presim rezultatet përfundimtare dhe po të përgjigjemi me vendime të fuqishme”, tha ajo përmes një deklarate.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026