Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, Partia Demokratike i drejton 6 pyetje qeverisë Rama

26 Dhjetor 2020 | 18:37

Partia Demokratike ka reaguar publikisht pas miratimit të dekretit nga Greqia, e cila vendosi të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Me anë të një deklaratë të shpërndarë për mediat, selia blu thotë se qeveria Rama nuk ka bërë transparencë se çfarë negociatash ka zhvilluar me palën greke mbi këtë çështje, aq shumë të disktutuar dhe debatuar në opinionin publik shqiptar.

Partia Demokratike në pyetjet drejtuar qeverisë kërkon sqarime konkrete mbi negociatat që ka bërë Shqipëria me Greqinë, mbi faktin se çfarë është pranuar ose çfarë është hedhur poshtë nga pala shqiptare.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj lidhur me heshtjen dhe mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke. Të gjendur përballë një situate ku Republika Helenike ka deklaruar shtrirjen e ujërave të veta territoriale deri ne 12 milje është krejt legjitime që çdo qytetar shqiptar t’i drejtojë këto pyetje Qeverisë Shqiptare. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transaparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Republikës së Shqipërisë”, thotë PD-ja.

Pyetjet që PD-ja i drejton qeverisë: 

  • Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë ri-filluar që më 2013?
  • Cilët janë elementët që janë negociuar, ne lidhje me çfarë është rënë dakord dhe çfarë nuk është rënë dakord?
  • A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po, cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë?
  • A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese?
  • A ka analizuar qeveria shqiptare pasojat juridike dhe të tjera të kësaj shtrirjeje për të cilën mediat kanë raportuar prej kohësh?
  • Nëse ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një reagim të mëparshëm shkroi në rrjetin social “Twitter” se Greqia po aplikon të drejtën e saj për t’u zgjeruar në det me 12 milje, gjë të cilën Shqipëria e ka bërë shtoi ai në vitin 1990 dhe nuk është kontestuar aspak. 

Sipas tij, zgjerimi i shteti fqinj nuk prek asnjë pjesë të Shqipërisë. Ai shtoi se zgjerimi me 12 milje sipas Konventave të Detit bëhet aty ku ka mundësi, ndërsa për pjesën e diskutuar, Shqipëria dhe Greqia tashmë janë pajtuar mes tyre, që mosmarrëveshjet rreth delimitimit të kufirit detar, të marrin zgjidhje përfundimtare në Gjykatën Ndërkombëtare. Regimin e plotë të PD-se e gjeni këtu.

Lexoni gjithashtu:

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama u përgjigjet kritikëve: Nuk mund të shiten e blihen dete e territore fshehurazi

Deti zgjidhet në gjykatë, Edi Rama për Euronews: Kjo qasje shmang kurthet e politikës

Diskutime sekrete me Greqinë? Juristi tregon “gabimet” që po bën Rama për çështjen e detit

Përplasje për detin, Rama e Bakoyannis replika për “ndërhyrjen” turke në vitin 2009

‘Deti’ në Gjykatën Ndërkombëtare, Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë

Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026