Zgjerimi me 12 milje në Jon, hyn në fuqi dekreti presidencial i Greqisë
Greqia ka publikuar sot në fletoren zyrtare dekretin e Presidentit për zgjerimin me 12 milje të kufirit detar në detin Jon. Në fletore thuhet se prej ditës së sotme ky vendim hyn në fuqi. Në vendim thuhet se, dekreti është mbështetur në Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit të vitit 1982. Në këtë mënyrë Greqia e konsideron këtë një të drejt të saj bazuar në Konventën e OKB-së.
“Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e ratifikimin e Konventës së OKB-së të vitit 1982 mbi Ligjin e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.
Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për Ligjin e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare. Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi Ligjin e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Ανακοίνωση ΥΠΕΞ για την θέση σε ισχύ του Προεδρικού Διατάγματος περί κλεισίματος κόλπων & χάραξης ευθείων γραμμών βάσης στην θαλάσσια περιοχή του Ιονίου και των Ιόνιων νήσων μέχρι το ακρωτήριο Ταίναρο της Πελοποννήσου
— Υπουργείο Εξωτερικών (@GreeceMFA) December 27, 2020
Konventa e OKB-së së vitit 1982 e njohur si Konventa për Ligjin e Detit, përcakton të drejtat dhe përgjegjësitë e kombeve në përdorimin e oqeaneve të botës, u miratua fillimit nga 160 vende. E njohur ndryshe si UNCLOS, kjo konventë është në fuqi që prej vitit 1994 dhe njihet si “kushtetuta e oqeaneve”.
Partia Demokratike ka reaguar publikisht pas miratimit të dekretit nga Greqia, e cila vendosi të zgjerohej me 12 milje në Detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro. Me anë të një deklaratë të shpërndarë për mediat, selia blu thotë se qeveria ‘Rama” nuk ka bërë transparencë se çfarë negociatash ka zhvilluar me palën greke mbi këtë çështje, aq shumë të diskutuar dhe debatuar në opinionin publik shqiptar.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë më parë lidhur me dekretin e Greqisë duke thënë se, Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare lidhur me kufirin detar mes dy vendeve dhe se shtrirja e me 12 milje nuk cenon territorin ujor shqiptar.
Duke e konsideruar hapin e fundit si një të drejtë të Greqisë, z. Rama iu është përgjigjur kritikave dhe pretendimeve për ‘shitjen’ e detit duke thënë se në shekullin e XXI dhe në mes të Evropës, nuk mund “të shiten dhe as të blihen dete e territore fshehurazi”.
Lexoni gjithashtu:
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në det, Partia Demokratike i drejton 6 pyetje qeverisë Rama
Rama u përgjigjet kritikëve: Nuk mund të shiten e blihen dete e territore fshehurazi
Cili shtet humbet në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Studiuesi jep detaje në Euronews
Vladimir Beja: Dorëzim i pakuptimtë, s’u shfrytëzuan të gjitha mundësitë për marrëveshje
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania