Zgjidhet debati për komisionet, javën tjetër deputetët fizikisht në mbledhje
Pas dy ditësh debate mes mazhorancës dhe opozitës është zgjidhur ngërçi i krijuar për praninë fizike të deputetëve në komisionet parlamentare.
Socialistët, përmes kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla u tërhoqën nga vendimi i konferencës së kryetarëve që diktonte zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve, pas rezistencës së demokratëve. Kushti i vetëm për deputetët që është vaksinimi në mënyrë që të marrin pjesë në mbledhje.
“Duke filluar nga java tjetër ne do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen natyrisht duke respektuar distancat por çdo deputet do duhet që të vetdeklarojë certifikatën përkatëse, ajo që quhet green pass. Prej javës tjetër konferenca e kryetarëve unë besoj që do t’i japi dritën jeshile kalimit në një mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve”, u shpreh Taulant Balla.
Demokratët kanë përshëndetur vendimin e mazhorancës, duke e cilësuar kthim në ligjshmëri.
“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregulloren nga drejtuesit e Partisë Socialiste. nuk e konsideroj si betejë të fituar. AtO kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin”, tha Alfred Rushaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Këtë të mërkurë, u zhvilluan mbledhjet e 3 komisioneve, atij të edukimit, veprimtarisë prodhuese dhe ekonomisë, ku deputetët e opozitës morën pjesë fizikisht në mbledhje, ndryshe nga deputetët e mazhorancës të cilët i ndoqën mbledhjet e para të komisioneve online.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta