English

Zhaklin Lekatari: Gruan pas të 30-tave, shqiptarët e shohin si fantazëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

66% e shqiptarëve mendojnë se mosha ideale për një djalë për t’u martuar është 26-30 vjeç.

- Advertisement -

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Barometri” në Euronews Albania është shprehur se  shqiptarët një grua që kalon moshën 30-vjeçe e shohin si fantazmë.

Ajo tha se nga mosha 31 vjeçe e tutje gruaja nuk e ekziston për shqiptarët.

“Mua më shqetëson ajo pikata e grafikut. Pra nga mosha 31 vjeç e tutje nuk ekziston më. Unë që jam 40 vjeç dhe jam e pamartuar jam te zeroja. Jemi shumë të lidhur me traditën. Ne gruan 30-vjeçare e shohim si fantazëm”- tha ajo.

18.4% e të pyeturve nga Barometri në Euronews Albania mendojnë se mosha e duhur është 31-35 vjeç dhe 13.8% e tyre mendojnë se është mosha 21-25 vjeç.

Ndërsa, për vajzat, 46.7% e shqiptareve mendojnë se mosha ideale për t’u martuar është 30-36 vjeç, 44.2% e tyre mendojnë se është mosha 21-25 vjeç dhe 6.3% e tyre mendojnë se është mosha 31-35 vjeç.

Shqiptarët, gjithashtu mendojnë se mosha ideale për t’u bërë baba për një djalë është 30-36 vjeç me 59.3%, 31-35 vjeç me 31.6% dhe 21-25 vjeç me 6.8%.

Por kjo ndryshon kur vjen fjala tek vajzat, ku 56.7% shqiptareve mendojnë se mosha ideale për t’u bëre nënë është 26-31 vjeç, 29.2% e tyre mendojnë se vajzat duhet të bëhen nëna në moshën 21-25 vjeç dhe 12.4% mendojnë 31-35 vjeç.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?