Zhani Ziçishti: Po të hiqni filmat, u keni bërë gropën aktorëve
Aktori Zhani Ziçishti tha në një intervistë për Euronews Albania se është duke u bërë krim ndaj kulturës me propozimin për të zhdukur filmat e para viteve ’90.
Projektligji që ka për qëllim dekomunistizimin, për aktorin, po tenton të heqë vlerat dhe artin e kohës. Sipas tij nëse filmat e asaj kohë hiqen, “u bëhet gropa” aktorëve.
“Këtu është vetëm një parti që po kërkon të bëjë këto gjëra. Këtu ka një qeveri e cila duhet ajo të shikojë këto gjëra. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndalohen filmat, pavarësisht se si kanë qenë. Ne kemi bërë rolet tona me shumë dëshirë, me shumë qejf, populli e pëlqen dhe qeveria po ashtu, atëherë? Hyn qeveria në këtë mes, jo ne sepse për mua quhet anë politike,” – tha Ziçishti.
Aktori u shpreh se asnjëherë nuk është marrë me politikë, por të godasësh artin dhe të heqësh filmat do të thotë të largosh dhe aktorët më të mirë që kanë kontribuar në kohën e komunizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit