Zhduket 29-vjeçarja në Tiranë, e ëma ngre alarmin në polici

12 Korrik 2023 | 15:11

Policia e Tiranës bën me dije se një vajzë e moshës 29-vjeçare ka humbur kontaktet me familjarët në kryeqytet.

Ka qenë vetë e ëma e vajzës, e cila ka denoncuar zhdukjen e saj në polici. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur puna për lokalizimin dhe gjetjen e 29-vjeçares.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thueht në njoftimin e policisë.

Në raportin ditor të policisë së Tiranës, bëhet me dije gjithashtu se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit e mëposhtëm për vepra të ndryshme penale:

  • L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.
  • A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
  • F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, te kthesa e Prezës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion;
  • J. D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026