Zhdukja e 2 personave në Sarandë, gjendet makina e autorëve dhe shtëpia ku u mbajtën

28 Prill 2023 | 11:14

Policia e Sarandës arrestoi ditën e sotme një person i dyshuar se ka dijeni për zhdukjen e Leonard Thodhori i njohur si Koçolja dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj raportoi se personi i vënë në pranga, 28-vjeçari Sofokli Baxheri, u ka lënë me qira një banesë dhe një garazh në fshatin Nivicë bashkia Himarë, autorëve të dyshuar për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve, Koçolja dhe Sulovari.

Në oborrin e shtëpisë së të arrestuarit, policia ka gjetur edhe një automjet që dyshohet se është përdorur për rrëmbimin e dy të zhdukurve.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë dhe trupat e tyre mund të jenë groposur në fshatin Vrinë, Konispol.

Leonard Thodhori, i njohur si “Koçole” ka qenë i dënuar disa herë. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997, ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”. I arrestuar në prill 2022 në Lushnje, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026