Zhdukja e Ervis Martinajt, Topalli: Pse është një nga hetimet më komplekse
Gazetarja Aida Topalli është shprehur se zbulimi i të vërtetës për zhdukjen e Ervis Martinajt do të jetë një nga hetimet më komplekse dhe më të vështira në Shqipëri.
Komentet Topalli i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se përderisa nuk ka të dhëna për hyrje dalje nga vendi në sistemin TIMS dhe përderisa nuk ka pamje filmike që të tregojnë se ai është gjallë, pista kryesore mbetet ajo e zhdukjes së tij.
Ajo tha gjithashtu se edhe nëse gjenden personat që fshihen pas zhdukjes së Martinajt, nëse nuk gjendet kufoma e tij, është e pamundur që të hetë dënime për vrasje për ta dhe për këtë mori shembull zhdukjen e Jan Prengës.
“Balla tha se Policia disponon shumë informacione përsa i përket zhdukjes së Ervis Martinajt. Unë doja të rikthehesha pak në kohë dhe të kthehesha te zhdukja e Jan Prengës.
Jan Prenga u sigurua që ishte marrë nga grupi Hajri, ishte çuar në kompleksin Golden dhe sot e kësaj dite trupi i tij nuk është gjetur. Edhe sot e kësaj dite, nuk mund të merret një dënim i qartë për personat që e rrëmbyen, pasi ende nuk mund të quhet vrasje, përderisa nuk ka kufomë.
Për sa kohë nuk ka hyrje dalje të Martinajt në sistem, përderisa nuk ka informacione që ai mund të jetë parë diku gjallë, pista kryesore është ajo e zhdukjes së tij. Mesa duket do të jetë një nga hetimet më komplekse dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u zbuluar fati i Ervis Martinajt”, tha Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë