Zhulali: Korrupsion në BE ka pasur dhe më parë, por nuk tolerohet
Brukseli është ende duke e marrë veten pas lajmit të fundjavës se prokurorët belgë kanë akuzuar nënpresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre persona tjerë, përfshirë ish-pjesëtarin italian të Parlamentit Evropian, për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Ilda Zhulali, eksperte e çështjeve ndërkombëtare tha në një intervistë për Euronews Albania se, korrupsioni në institucionet evropiane nuk ndodh për herë të parë, po ky fenomen goditet dhe dënohet në nivelet më të lartë.
Sipas saj, rasti i zv.presidentes së PE e përfshirë në korrupsion, tregon se askush nuk është imun ndaj këtij fenomeni.
“Nuk është hera e parë që ka të tilla ngjarje në nivel evropian, ka ngjarje edhe më herët, por e rëndësishme është se ky fenomen goditet dhe dënohet në nivelet më të larta. Edhe rasti i zv.presidentes tregon se askush nuk është imun ndaj këtij fenomeni. Nga ana tjetër BE ka një prokuror të posaçëm në nivel evropian për të hetuar çdo rast të mundshëm korrupsionin, për të shpëtuar fytyrën e vet, por edhe institucioneve evropiane nga çdo lloj minimi që u bëhet atyre nga individë të tillë”, tha Zhulali.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve